Gjesti human i Lugatit që nuk e paskemi ditur

By

Prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Albana Osmani ka qenë pjesë e emisionit “Big Talk” me Elita Rudin, ndërsa pos tjerash ka zbuluar mënyrën se si e kishte njohur banorin e Big Brother VIP Kosova, Gjon Karricën.

Ajo ka shpalosur historinë e veçantë të njohjes së tyre, ku u vë në pah humanizmi që e karakterizon Karricën apo Lugatin, si karakter.

“Gjonin më duket vetvetja. E kam njohur pak vite më parë, në një rrethanë të veçantë. Në kuadër të fondacionit që ndihmohen fëmijët të diagnostikuar me kancer dhe leukimi. Në kuadër të ndihmës që ne nisëm dhe vazhdojmë edhe kësaj dite me ‘You are a sunflower’, fëmijëve iu kërkuam të shkruanin disa letra dhe të shprehnin dëshirën e tyre për një dhuratë ose një nevojë të tyre fëmijërore”, ka thënë Osmani.

“Të gjitha këto letra ne i publikuam, dhe unë nuk e dija se kush ishte Gjon Karrica edhe mirë. Ishte kontrovers si artist, donte të bënte gjithçka deri në maksimum dhe donte të shpërfaqte e të prekte kufijtë – Vajza që kishte shkruar shkruajtur letrën quhej Marinela dhe ishte vetëm 12 vjeçe. Gjoni vendosi që çdo muaj të dërgonte të holla sa të blinte ilaçet e saj deri në fund të trajtimit. Dhe jo vetëm. Ai mbuloi edhe pjesën e parave paratë që familja e saj i kishin marrë borxh për kurimin e saj”, ka shtuar ajo.

Artikuj të ngjashëm