Aktori i njohur i serialit “O Sa Mirë”, Ernest Zymberi i ka dhënë fund beqarisë të shtunën që lamë pas.
Me një dasmë tradicionale, Zymberi që është ndër fytyrat më të njohura në Kosovë me rolin e tij në serialin “O sa mirë”, e kurorëzoi dashurinë e tij disa vjeçare me Lena Rexhepin.
Dhe siç e do zakoni, çifti i sapomartuar është nisur për në muajin e mjaltit, për të shijuar ditë të paharrueshme nga momentet e para të tyre si të martuar.
Ndërsa destinacioni i tyre është shumë ekzotik. Ata kanë udhëtuar drejt ishujve Maldive, ndërsa Ernesti ka bërë me dije përmes profilit të tij në Instagram, duke treguar që për ca ditë do jetë “off”.
E pas këtij pushimi ëndrrash, ai sigurisht do kthehet me interpretim në serialin “O sa mirë”, ngase është paralajmëruar vazhdimi i sezonit të ardhshëm. /Prive.al