Interneti jo gjithnjë është një komunitet pozitiv dhe i këndshëm. Anonimiteti është i siguruar dhe si rrjedhojë shumë njerëz e përdorin për komente ofenduese dhe dashakeqe.
E njëjta gjë së fundmi ndodhi edhe me Sara Hoxhën e cila ka prezencë të madhe online.
Një nga ndjekësit e saj i dërgoi një mesazh duke e quajtur si shumë “të keqe”.
”Sa e keqe je! O Zot, je si burrë”, shkruhej në mesazhin që Sara e ndau me ndjekësit e saj.
Ajo reagoi në gjakftohtësi duke ironizuar me mesazhin që kishte pranuar. “Ai që shan, shan veten”, ka shkruar Sara. /Prive.al