Si rrallëherë Dua Lipa shkruan shqip në Instagram dhe është për këtë arsye prekëse

By

Nuk ndodh shpesh që Dua Lipa të shkruajë shqip në Instagramin e saj. Shtuar kësaj as të shfaqet duke folur shqip, përveç se kur ajo është në Kosovë.

Mirëpo një arsye prekëse ishte arsyeja që ajo të bëjë një dedikim shqip dhe ta postojë në Instastoryn e saj në Instagram ku ka me miliona ndjekës.

Ishte përvjetori i parë i vdekjes së bashkëshortit të hallës së saj Linda Lipa. Ajo shkruan:

“Një vit pa ty Riki…po na mungon shumë.”

Kjo lë të kuptohet se familja kishin raporte të ngushta me të ndjerin Riza Gjakova, ku edhe Dukagjin Lipa kishte disa fjale prekëse e të përzemërta për të ndarë.

“Kështu do të të mbajë mend gjithmonë. Të lumtur e të buzëqeshur. Kam menduar që ishim të përgatitur, po dhimbja po shtohet me do moment. Do të më marrë malli shumë për ty. Pusho në paqe!”

Artikuj të ngjashëm