Rita Ora e Bebe Rexha bashkohen në një fotografi (FOTO)

By

Ato kanë arritur suksese të pakontestueshme në mbarë botën.

Muzika e tyre ka prekur me miliona njerëz, ndërsa shqiptarët i kanë bërë shumë krenarë me famën e tyre.

Rita Ora dhe Bebe Rexha janë bashkuar në një fotografi për herë të parë.

Në mbrëmjen e Billboard Music Awards, ato të dyja kanë pozuar bashkërisht në një fotografi, e cila ka dalë në rrjetet sociale.

Që të dyja artistet disa herë e kanë bërë të ditur se ndjehen shumë krenare me prejardhjen e tyre dhe kanë vizituar vendlindjet e veta, madje duke marrë pjesë edhe në dasma tipike shqiptare. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm