Si reagoi Almeda për intervenimin e djalit? Mediat turke zbulojnë detajet

By

Ditën e sotme u bë publik lajmi në mediat turke se Efehan, djali i Almeda Abazit dhe Tolgahan Sayisman i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Edhe pse operacioni zgjati disa orë por shkoi shumë mirë, sërish çifti nuk e ka përballuar shumë mirë sëmundjen e djalit.

Burime për mediat turke bëjnë me dije se më e dobëta ka qënë Almeda, e cila gjatë kohës që djali ka qënë në sallën e operimit ka shpërthyer në lot.

“Djalin tim e kapi syri i lig,”- tha ajo, duke iu referuar faktit që muajt e fundit, i biri ishte pjesë e serialit që po xhironte Tolga dhe që prej lindjes, çifti vendosi ta ekspozojë edhe përmes fotografive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm