Si nënë që është, ja çfarë ka tash në çantë Xhensila

By

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, në korrik të vitit 2018 u bë nënë për herë të parë. Xhensila dhe bashkëshorti i saj Bes Kallaku, janë prindër krenar të një vajze që e quajtën Ajka.

Pas lindjes së vajzës, Xhensila u përkushtua maksimalisht në përkujdesje të saj. Megjithatë, ajo nuk pauzoi nga bota e muzikës edhe pse pas lindjes së Ajkës ajo ka sjellë për publikun vetëm një projekt muzikor “Sekreti im”, në bashkëpunim me Pirro Cako.

Se mëmësia ndryshon rutinën dhe prioritetet, këtë e di çdo nënë. Përjashtim nuk bën as Xhensila, e cila tanimë kujdeset të jetë e gatshme për foshnjën e saj për çdo moment dhe situatë.

Ajo që na bëri të qeshim me ëmbëlsi, është një video e fundit e Xhensilës. Ajo shfaqet në video, me një grim natyral, flokë me onde, veshur ka një bluzë të bardhë dhe në dorë mban një çantë.

Atë e pyesin se mos ndoshta ka një buzëkuq. “Po duhet të kem” thotë Xhensila dhe fillon të kërkojë në çantë.

“Kanatiere, bluza gocës, kremrat e Ajkës, letër e lagur, kordele, pampers.” thotë ajo duke kërkuar në çantë. Kur kupton se nuk ka buzëkuq në çantë thotë, “Jo për Zotin nuk kam.”

Xhensila është nga ato nënat që harrojnë të mbajnë në çantë produkte që dikur i ruanin më xhelozi.

https://www.instagram.com/p/BypaBhlnUkG/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Artikuj të ngjashëm