Një fotografi 17 vjet e vjetër, kështu dukej dikur Albana Osmani

By

Po u bëkan pothuajse dy dekada që moderatorja e Top Channel, Albana Osmani, ka nisur punën në këtë medium.

Pothuajse qenka bërë një jetë e tërë për të që është pjesë e ekranit, ndërsa ne jemi mësuar ta shohim në plot projekte të këtij televizioni shqiptar.

Por Albana paska nisur punën që 17-të vjet më parë në Top Channel dhe e ka publikuar kartën e saj të identifikimit si prezantuese.

Një fotografi 17-të vjet e vjetër në këtë kartë, na sjellë nostalgji për vitet që po shkojnë derisa Albana, po duket goxha ndryshe në atë imazh.

“17-të vjet më parë më duken si sot. Çfarë bëri Oprah Winfrey në jetë? Realizoi çdo ëndërr të sajën me klas dhe dinjitet”, ka shkruar Osmani. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm