Është një ndër ikonat e bukurisë që stoikisht i ka rezistuar viteve.
Pak kush mund ta besojë se nga momenti kur Diellza Kolgeci u zgjodh Miss Kosova kanë kaluar gati dy dekada.
Kjo për faktin se modelja nuk ka ndryshuar pothuajse aspak përgjatë kësaj periudhe.
Por si dukej Diellza me kurorën e më të bukurës në kohën kur u zgjodh më e bukura e vendit në atë periudhë të vështirë ?!
Risjellim në kujtesë atë epokë përmes kësaj fotoje në të cilën modelja si përherë, shkëlqen me bukurinë e saj. /Prive.al/