Bleona nuk ndal ngjitjen në top lista

By

Kënga ‘Take You Over’ e Bleonës padyshim se po shndërrohet në histori suksesi. Nga java në javë ajo po rangohet lart e më lart në top listat prestigjioze si Billboard.

Në javën e shtatë në kategorinë ‘dance’, ‘Take You Over’ ka kapur pozitën e tetë në Billboard duke shënuar një rezultat më të mirë për katër vende krahasuar me javën paraprake.

Në ngjitje, kënga është edhe në top listën e MTV Italy. Përderisa shtatë ditë më parë Take You Over ishte e 5-ta, këtë javë në shtetin përtej Adriatikut është e 4-ta. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm