Këngëtarja Ronela Hajati nuk pati një vit të mirë sa i përket prurjeve muzikore. Pasi u bë pjesë e Max Audio, marrëveshja nuk shkoi mirë dhe rezultoi me anulimin e këngës ‘Tiger’.
Pas saj filloi xhirimet e klipit të ri, që u shndrrua edhe në lajm ndërkombëtar pasiqë figurantët ishin të veshur me të zeza dhe shkaktoi panik në publik.
Por këto nuk e ndaluan Ronelën. Përmes llogarisë së saj në Instagram dhe facebook ka paralajmëruar se projekti është afër finalizimit dhe ka zbuluar emrin e këngës.
‘A do si kjo?’ do të titullohet projekti i ri teksa detajet përpos atyre që janë parë në medie nga një skenë e xhirimit nuk janë bërë të ditura.
Data e lançimit nuk është dhënë por ka treguar që shumë shpejt do të jetë në YouTube.