BBC: Dua Lipa, pop ylli i 2016-tës

By

Një ndër mediet më të fuqishme në botë kanë dalur me listën e përvitshme ‘Zërat e 2016’. Në listën ku shihen emra të rinj që pritet të shndrrohen në yje të vitit të ardhshëm, figuron edhe shqiptarja Dua Lipa.

BBC për të shkruan se është një yll popi në pritje dhe që koha e saj për të shkëlqyer do të jetë 2016-ta.

Gazeta prestigjioze ka treguar edhe biografinë e saj duke shkruar se është shqiptare nga Kosova dhe që ka ndjekur shkollën Sylvia Young Theatre School.

Në moshën 13 vjeçare familja e saj kthehet në Prishtinë, teksa Dua vazhdon të jetoj në Londër me shoqëri duke nënshkruar vite më parë kontratë si modele.

Aktualisht, Lipa është nën menaxhimin e njëjtë me Lana Del Rey dhe kënga e fundit ‘Be The One’ po shijon sukses.

 

Kliko këtu për të lexuar shkrimin e BBC.

Artikuj të ngjashëm