Alba thyen heshtjen për Santin, ia përmend rrobat

By

Pasi u përfol shumë për disa javë rresht raporti mes Santianës dhe Albës, kjo e fundit ka vendosur të reagojë.

23-vjeçarja ka dhënë versionin e saj përmes një shkrimi të gjatë në rrjetin social Instagram, ku ka shpalosur kronologjinë se si erdhi deri tek prishja e dy prej shoqeve më të ngushta të sezonit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Alba ka treguar se rrjetet sociale ia ka menaxhuar motra por vetë ka bërë veprime për t’iu gjendur pranë shoqes Santianë sidomos në pjesën e rrobave për të cilën siç shprehet i është shprehur që ‘ka nevojë për ndihmë’.

‘I kam shkruar mesazh dhe e kam marr në telefon në momentin që ka dalë prej Big Brother dhe gjithashtu të nesërmen dhe asnjëherë nuk më është përgjigjur. Mendoj se po të ishte e sinqertë shoqëria nga ana e saj do të ishte sqaruar me mua përpara se të flasë në intervista për raportin tonë’, është shprehur Alba mes tjerash.

Reagimin e saj të plotë e gjeni në vijim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm