Çka bleu Ledri në Paris ?! (FOTO)

By

Të kalojnë disa ditë rresht dhe Ledri Vula të qëndroj në Prishtinë ngjan si një rrëfim shumë i bukur për të qenë i vërtetë.

Reperi është vazhdimisht në lëvizje, falë koncerteve muzikore dhe jo vetëm.

Shpeshherë, ai vendos t’i dhuroj vetës disa ditë pushimesh në destinacione të ndryshme, siç ka bërë dje.

Ai po qëndron në Paris, kryeqytetin që siç duket e ka të preferuar pasiqë arrin të kthehet shpesh në vendin që personifikon sukses për të si artist.

Ishte Parisi që e solli në ‘Ni gotë për ty’ e me fotosesionin e suksesshëm të veshjeve për meshkuj nga Brada Men.

Në pak ditë nga publikimi i këngës, Ledri po qëndron sërish në qytetin e dritave ku duket se ka bërë shumë blerje.

Në disa prej imazheve të ndara në rrjete sociale Ledri ka treguar shumë qese nga blerjet e tij të renditura njëra pas tjetrës ku spikat logoja e kompanisë Nike.

Ndryshe, edhe kësaj radhe si në Maldive, paralelisht me Ledrin në Paris po qëndron edhe Lori Hoxha kurse nuk dihet nëse atje gjendet edhe e dashura e reperit, njëherësh shoqja e Lorit, Adela Sollaku. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm