Kur u mbush një vit nga dasma e madhe në familjen Gjikolli, një tjetër do e pasojë në pak ditë.
Kësaj radhe është vëllai i reperit, Arbëri i njohur me emrin artistik Big Bang si producent ai i cili do ta kurorëzojë dashurinë shumëvjeçare me Blerina Bokshin.
Ceremonia do të organizohet me datë 5 Tetor, pra të Shtunën e ardhshme dhe çifti tashmë ka nisur të shpërndajë edhe ftesat tek rrethi i afërt.
Dasma do të zhvillohet në po të njejtin vend në të cilin u martuan Gjiko dhe Elita në Shtatorin e vitit të kaluar teksa Blerina tashmë ka organizuar edhe festën e saj të fundit të beqarisë me shoqet e ngushta.
Për detajet e tjera do t’iu njoftojmë me kohë në Prive.al