Justin Bieber dhe Hailey Baldwin fillojnë rrugëtimin e tyre drejt altarit

By

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u martuan në gjykatë gati një vit më parë, vjeshtën e kaluar, vetëm dy fëmijë duke parë në sytë e njëri-tjetrit dhe duke vendosur të bënin gjënë e rritur, të linin pas rininë e tyre kur ishin 24 dhe 21 vjeç, respektivisht, dhe të zgjidhnin rrugën e martesës.

Image result for justin bieber and hailey baldwin married photos

Tani të dy zoti dhe zonja Bieber do të kenë një martesë të dytë para miqve dhe familjes, me fustanin e bardhë dhe kostumin e dhëndrit. Kjo ditë e shumë pritur duket se ka mbërritur më në fund.

Justin dhe Hailey u panë duke hipur në një avion privat në një aeroport të vogël në Los Angeles të Shtunën, dy ditë para dasmën e tyre të dytë në Karolinën e Jugut.

Justin Bieber, Hailey Bieber
Këngëtari 25-vjeçarë kishte veshur një kapuç gri dhe pantallona që përputheshin, një kapelë rozë, atlete të bardha dhe mbante një çantë shpine të zezë. Modelja 22-vjeçare ishte e veshur me një këmishë xhins, pantallona të bardha dhe këpucë të bardha tenisi.

Mediat amerikane kanë konfirmuar se avioni që transportonte çiftin ishte drejtuar në Bregun Lindor.

Justin postoi në faqen e tij në Instagram një foto të aeroplanit privat.

View this post on Instagram

Daaaaa bears

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on

Duket se gjithëçka është gati për fillimin e dasmës.

Burimi: Eonline.com

Artikuj të ngjashëm