Pse ishte e vështirë që Unikkatil të bindej të vinte në koncertin e Mitrovicës? (VIDEO)

By

Pas shumë kohë reperi i famshëm kosovar që jeton në Shtetet e Bashkuara, Unikkatil, u rikthye për një koncert në Kosovë.

Qyteti u zgjodh të ishte Mitrovica për shkak të historisë, ndërsa koncerti u zhvillua me datën 27 Korrik, e aty u mblodhën mijëra fansa për ta parë reperin e tyre të preferuar të performojë, duke ndarë skenën me artistë të tjerë.

Mirëpo siç tregojnë organizatorët, ishte e vështirë që Viktori të bindej të vinte për koncert në Kosovë!

“Kemi punuar 7-të mauj rresht që koncerti të jetë ndër më të mëdhenjtë. Viktori e ka një këngë ku thotë Mitrovicë nuk e lë pa të parë. Mezi e kam bindur Viktorin të vijë në një koncert. Është shumë e vështirë ta bindë atë të vijë në një koncert”, ka thënë njëri nga organizatorët për Prive.

Intervistën mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

 

Artikuj të ngjashëm