Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) do të zhvillojë si çdo vit festivalin e këngës ku 20 kokurrente do garojnë mes tyre dhe fituesi do të përfaqësojë venin në Eurovision Song Contest.
Festivali i Kenges 2022 do të zhvillohet në tre mbrëmje të drejtpërdrejta televizive, të cilat do të zhvillohen në Tiranë në datat 27, 28 dhe 29 dhjetor 2021. RTSH ka zbuluar emrat e pjesëmarrëse në FEST 60. Gjithsej 20 artistë do të luftojnë në edicionin e ardhshëm të Festivalit të Këngës dhe ja cilët janë ata:
Alban Ramosaj, Denis Skura, Evi Reçi, Gjergj Kaçinari, Janex (Xhejn Kumrija), Kastro Zizo, Kelly, Mirud, Rezarta Smaja dhe Ronela Hajati, shkruan Dosja.al. Gjithashtu pjesëmarrës janë Saimir Çili, Stefi dhe Endri Prifti, Shega, Band Urbane, Eldis Arrnejti, Ester Zahiri, Kejsi Rrustja, Olimpia Smajlaj, Viola Xhemali dhe Xhuljana Pjetra.