Pavarësisht që u kualifikua e para për në finale nga tabela e votimeve publikuar në faqen zyrtare të Eurovisionit, kënga ‘I’m Alive’ nga 16 shtete ka marrë 64 pikë duke e radhitur në vendin 10 në gjysmë finale.
Teksa në finale Elhaida Dani është pozicionuar e 17-ta me 34 pikë.
Menjëherë pas kumtimit të rezultateve janë para pakënaqësi pasiqë Shqipëria më shumë se asnjëherë më parë është favorizuar nga sondazhet dhe kritikët e muzikës.
Ajo që ka shtuar dozën e kuriozitetit është Italia e cila pavarësisht që e nxorri si ‘Zërin më të mirë të Italisë’ nuk i dha as edhe një pikë Shqipërisë në finale./Prive.al