Soolking zgjedh këtë producent nga Kosova për këngën e re

By

Me siguri shumë prej jush jeni njohur me Soolking pas këngës së tij me Dhurata Dorën.

“Zemër” ishte mega hiti i këtij duke grumbulluar më shumë se 300 milionë klikime në YouTube.

Pas kësaj kënge, artisti algjerian me famë në Francë dhe më tej, është duke punuar në album i cili do të dalë së shpejti.

Madje Soolking, ka zgjedhur producentin e njohur nga Kosova për një këngë të cilën veç e ka paralajmëruar në Instagram duke etiketuar atë.

Bëhet fjalë për Rzon – producentin i cili qëndron prapa shumë hiteve si “Pasha Jetën” nga Capital T dhe Majk, “Fustani” nga Capo dhe Elvana, “Malena” nga Ghetto Geasy dhe Majk dhe shumë të tjera.

Më poshtë mund ta dëgjoni pak këngën, beatin e së cilës e ka punuar Rzon./Prive.al

Artikuj të ngjashëm