Festën e Flamurit në mënyrë të veçantë e uroi Skerdi.
Këngëtari zgjodhi një fotografi ku shihet flamuri i Shqipërisë dhe i Kosovës, mbrapa bluzave të dy fëmijëve.
“Unë edhe zemra nga Kosova festojmë 28 Nëntorin”, shkroi Skerdi duke etiketuar të dashurën e tij, gazetaren Vesa Rama.
Nëse nuk e dini Skerdi është nga Berati i Shqipërisë ndërkaq e dashura e tij nga Kosova.
Ai e zbuloi lidhjen për herë të parë në dasmën e Gjikos, brenda së cilës postoi një fotografi bashkë me të.
Ndryshe, këto ditë pritet të publikohet bashkëpunimi i tij i parë me Nora Istrefin që titullohet “M’ke mungu”./Prive.al
https://www.instagram.com/p/Bqt29BFgeay/
https://www.instagram.com/p/Bn__Ga6jCZf/