Publikohen pamjet e para të Halle Bailey në rolin e Arielit

By

Disney ka publikuar pamjet e para të aktores dhe këngëtares Halle Bailey në rolin e Arielit.

Traileri i shkurtër tregon disa nga hapësirat nënujore ku Arieli qëndron – por pjesa që mori më së shumti vëmendje ishte këndimi i disa vargjeve të këngës “Part of your World”.

Përveç Baileyt në rolin e Arielit, në filmin “Little Mermaid” luan Melissa McCarthy në rolin e magjistares së detit, Javier Bardem si Mbreti Triton dhe Jonah Hauer-King në rolin e princit Eric.

Filmi që pritet të debutojë në maj të vitit të ardhshëm është drejtuar nga Rob Marshall, shkruan Polygon, transmeton Klankosova.tv.

Filmi origjinal “Little Mermaid” doli në vitin 1989 në versionin  e animuar dhe ishte shkas për  rigjallërimin e kompanisë Disney.

Artikuj të ngjashëm