Vedati: “I bëj thirrje publikut tim të më nxjerrin që sonte nga këtu”

By

Gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit Prime, në një prej momenteve, kur fjalën e kishte Vedati, ai ka folur rreth lojës së tij brenda shtëpisë.

Madje, lojën për çmimin e madh pre 200 mijë eurosh nga disa prej konkurrentëve të tjerë, e ka quajtur si “jo të duhur”, teksa ka bërë apel tek fansat e tij që “ta nxjerrin jashtë”.

“Unë si Vedat nëse dal dhe e fitoj çmimin, me këso lloj intrigash dhe këso lloj konceptesh uroj të mos e fitoj atë çmim. I bëj apel publikut tim të dashur dhe të respektuar që e kam qe 20 e diçka vite që sot të më nxjerrë jashtë sepse është e tepërt. S’jam person që merrem me ‘kili-mila’”, ka thënë Vedati pos tjerash.

Artikuj të ngjashëm