Mungesën në skenën muzikore e plotësoi me rikthimin e tij para disa javësh. ‘Aroma e saj’ mban emrin produksioni më i fundit nga Shpat Kasapi, e menjëherë pas lançimit të saj artisti ka menduar të bëj pushim.
Për dallim nga kolegët që këtë periudhë kanë zgjedhur të skijojnë apo të shijojnë bjeshkët e mbushura me borë, Shpati ka zgjedhur të jetë në një vend të nxehtë.
Xhamajka është destinacioni ku Kasapi është duke pushuar e nga atje ka publikuar edhe fotografi, por ngrihet një pyetjet se kush po e shoqëron.
Në deklaratën e fundit të tij u shpreh se është beqar, e nuk dihet nëse kjo gjë ka ndryshuar apo është me shoqëri.
Presim imazhe të tjera nga pushimet e Shpatit./Prive.al