Kanye West ka dhënë një numër deklaratash shokuese si i ftuar në një intervistë live në TMZ gjatë së martës.
Njëra nga këto deklarata u bë në fillim të emisionit, kur atij iu kërkua që të përgjigjej karshi disa akuzave që i kishin bërë reperët The Dogg Pound dhe Daz Dillinger gjatë javës së kaluar, pasi Kanye West e kishte quajtur vëlla presidentin Donald Trump.
“Ishim skllevër para 400 vitesh. 400 vjet janë shumë dhe kjo më bën të mendoj se skllavëria ishte një zgjedhje e tyre”, ka thënë reperi amerikan, i cili së fundmi është kritikuar shumë për afërsinë që ka treguar me presidentin Trump. /Prive.al