Ditën e sotme këngëtarja Poni u bë protagoniste e portaleve me një lajm mbi zjarrin në banesën e saj në Vlorë.
U tha që apartamenti i këngëtares është shkrumbuar por sidoqoftë e vërteta duket të ketë qenë më ndryshe.
Mbase e shtyrë nga reagimet e shumta e me doza të shqetësimit të miqve e fansave, këngëtarja ka zgjedhur Instagramin për t’i qetësuar ndjekësit.
‘Gjithcka ne regull te dashur miq ! Deme te vogla materjale nga nje shkendije elektrike tek shtepia e prinderve !Faleminderit te gjitheve’ shprehet këngëtarja në postimin e bërë.
Fatmirësisht, gjithçka duket të ketë përfunduar pa pasoja të mëdha materiale apo në njerëz. /Prive.al/