Nuk kanë kaluar shumë kohë prej ‘Bad Gal’ por duket se Shkenda Dubova nuk do vonohet si zakonisht për këngën e re.
Duke dashur të jetë më shpesh pranë fansave me projekte muzikore, këngëtarja tashmë e ka finalizuar projektin e ri muzikor.
Prive.al mëson se kënga e re e Shkenda Dubovës është e punuar tek Big Bang me tekst të Gjikos, dyshes së vëllezërve që janë prapa shumë hiteve së fundmi.
Vizuelizimi do bëhet nga Entermedia por deri në publikim, Shkenda i ka lënë rradhën diçkaje shumë të rëndësishme – pushimit.
Përmes rrjetit social Instagram ajo ka treguar se pas një vere të lodhshme është duke i mbushur bateritë dhe atë TOPLESS! Po, po! Këngëtarja pa komplekse e ka vulosur këtë epitet sërish kur duket se nuk e ka parë të arsyeshme të ketë të veshur diçka në pjesën e sipërme.
Nuk dihet nëse ndonjë prej pushuesve ka pasur aq fat sa ta shijojë pamjen e Shkendës në atë formë. /prive.al/