Prive Paparazzi: Në komision parlamentar Duda Bajles i shihen të brendshmet

By

Lajmi është përditësuar nga Prive, me datë 22.11.2018:

Prive është kontaktuar nga deputetja Duda Balje, e cila e ka mohuar që veshja e saj të ketë qenë transparente. Megjithatë fotografia e thotë të kundërtën. Ajo e ka mohuar të ketë qenë ky një takim i Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione. Balje ka thënë se ai ishte një takim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Prive i kërkon falje për ngatërrimin e vendit të takimit “zyrtar”, megjithatë veshja e saj shihet nga fotografia dhe lajmi e ka komentuar paraqitjen vizuele të deputetes dhe jo punën e saj si zyrtare e Shtetit të Kosovës. Po ashtu, ju njoftojmë se takimi i zhvilluar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies sociale, është mbajtur me datë 25 Korrik të vitit 2018-të.

Gjithashtu shtojmë se lajmi me fotografinë nuk është kundër etikës e moralit gazetaresk, sepse nuk është marrë nga ndonjë dalje private e deputetes, por në një paraqitje publike brenda një institucioni zyrtar.

———————————————————–

Pjesë e Parlamentit të Kosovës si përfaqësuese e popullit dhe njëra ndër gratë që shpesh është komentuar për dukjen.

Deputetja kosovare Duda Bajle, në paraqitje zyrtare është fotografuar në një pozicion aspak të lakmueshëm sa i përket paraqitjes.

Image result for duda balje

Derisa Bajle mbanë edhe pozicionin e kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione ajo është paraqitur me një veshje jo adekuate në një takim zyrtar.

Të brendshmet e saj, përkatësisht “tangat” duken krejt përmes fundit të saj të ngushtë e goxha transparent.

Artikuj të ngjashëm