Këtë s’e dinim, por Unikkatil qenka mik i mirë me këtë aktor humori

By

Unikkatil, njëri nga reperët më të njohur e njëkohësisht më misteriozë shqiptarë, nuk bën asgjë publike nga jeta e tij private.

Madje atë, asnjëherë nuk e kemi parë të japë intervista se lëre më të tregojë me kë shoqërohet e me kë i kalon ditët.

Por së fundmi ai paska qenë në Shqipëri, ku është takuar me aktorin e njohur shqiptar të humorit, Bes Kallakun.

Dyshja kanë realizuar edhe një fotografi e cila më pas është plasuar në Instagramin e tij nga Bes Kallaku.

“Pas shumë takimeve më në fund një fotografi”, shkruan Kallaku, duke e dëshmuar se dyshja janë takuar disa herë.

Së fundmi Unikkatil mbajti koncerte në Mitrovicë e Gjilan të cilat u shoqëruan me bujë mediatike meqë reperi shumë rrallë performon në koncerte.

Ndërsa nga takimi me Kallakun, nuk dihet nëse ka ndonjë plan për projekt muzikor, marrë parasysh faktin që së fundmi, aktori është marrë edhe me muzikë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm