Muajt e fundit nuk kanë qenë edhe aq të lumtur për këngëtaren e njohur Shkenda Dubova pavarësisht sukseseve të shumta në karrierë e kjo pasi për një periudhë mjaft të shkurtër ajo humbi dy nga personat më të veçantë në familjen e saj.
Mbrëmjen e kaluar Shkenda përmes një postimi në Instagram bëri të ditur që vetëm dy muaj pas vdekjes së gjyshit ajo humbet tashmë edhe gjyshen.
Këngëtarja u shpreh tejet e pikëlluar duke treguar edhe njëherë për dashurinë e madhe që kishte për ta.
Ngushllime të përzemërta familjes së këngëtares. /Prive.al/