Linda Morina bashkë me Noizyn: Ja si e ‘tremb’ reperin (VIDEO)

By

Reperi nga Shqipëria, Noizy nuk po i ndal koncertet e tij as përgjatë muajve të vjeshtës.

Nëse në verë, fokusi kryesor ishte në trojet shqiptare, tashmë siç e do rendi, lideri i OTR është zhvendosur në diasporë.

E koncerti i fundit të cilin e mbajti në Gjermani ka pasur një veçori përtej veprimeve spektakolare që tashmë jemi mësuar t’i shohim nga Rigelsi.

Aty, vëmendjen e ka marrë Linda Morina, senzacioni i portaleve që në skenë i ka shkaktuar të qeshura të mëdha publikut.

Në podium, në një video të postuar në Snapchat, Linda dëgjohet teksa i thotë Noizyt se mund ta zhveshë lakuriq.

‘Mos më shti se të deshi, cullak qitu‘ – dëgjohet duke thënë Morina teksa pas disa të qeshurave Noizy me sportivitet kërkon nga publiku duartrokitje për Lindën. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm