Interesim i madh: Këto janë shifrat e shitjes së biletave për koncertin e Duas

By

Si i ftuar në Prive, babai i këngëtares Dua Lipa tregoi se interesimi për koncertin e 9 Gushtit është shtrirë jo vetëm në Kosovë por edhe në Maqedoni e Mal të Zi.

E duket se këto projeksione të bëra të ditura në Prive kanë dalë të sakta duke u reflektuar në rrafshin real.

Shitja e biletave që nisi të Shtunën ka qenë shumë e madhe. Prive.al mëson se vetëm për dy ditët e para, janë shitur mbi 35% të biletave.

Duket se kushdo që ende nuk e ka marrë biletën, bën mirë që ta bëj këtë së shpejti pasiqë do jetë çështje kohe shitja e tërësishme e tyre.

Kujtojmë se 100% e të hollave të mbledhura nga shitja e biletave do të shkojnë tek Sunny Hill Foundation, fondacioni që synon të ndihmoj në përmirësimin e gjendjes në Kosovë, me theks të veçantë tek arti e kultura.

Artikuj të ngjashëm