Shikoni si reagon vajza me ‘Sindrom Down’ kur takohet me Encën (VIDEO)

By

Ka disa javë që këngëtarja Orinda Huta ka filluar emisionin e saj më të ri “Surpriza SD” i cili i dedikohet fëmijëve të prekur nga Sindromi Down.

Emisionet e para kanë ngërthyer në vete disa personazhe mjaft interesante e të dashura që pavarësisht hendikepeve që kanë reflektojnë shumë pozitivitet.

Dimë se muzika për vite të tëra ka qenë urë lidhëse për shumëçka e ajo gjen vend edhe në këtë rast teksa një prej fëmijëve në emision qëlloi të jetë një fanse e madhe e këngëtares Enca Haxhia.

Këngëtarja u bë pjesë e emisionit duke ardhur për vizitë tek vajza e cila posa kupton që Enca është prezente i drejtohet me vrap për ta përqafuar e reagimi që ajo bëri ishte tejet i veçantë.

Për më tepër mund të shikoni videon e mëposhtme. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm