Lady Gaga trondit me rrëfimin nga e kaluara e saj!

By

Këngëtarja e njohur Lady Gaga së fundmi ka shokuar me deklaratën e saj. Ajo ka thënë se një producent muzikor e përdhunoi kur ajo ishte 19-vjeçare dhe e la shtatzënë.

35-vjeçarja, detajoi abuzimin në dokumentarin e “Apple TV+”, të Princ Harry-t dhe Oprah Winfrey, “The Me You Can Not See”, i publikuar dje.

Pasi Gaga shkoi në një spital për të kërkuar trajtim për dhimbjen fizike, vite pasi u përdhunua, ajo tha se ndjesia e përsëritur e dhimbjes së thellë që kthehej në mpirje, ishte e njohur për të.

“Së pari ndjeva dhimbje të madhe, pastaj u mpiva. E kuptova se ishte e njëjta dhimbje që ndjeja kur personi që më përdhunoi më la shtatzënë dhe më hodhi në një cep në shtëpinë e prindërve të mi, sepse kisha të vjella dhe isha sëmurë. Sepse isha abuzuar. Qëndrova e mbyllur në një studio për muaj të tërë”

Gaga gjithashtu tha se producenti e kërcënoi se do të “digjte” muzikën e saj nëse ajo nuk hiqte rrobat dhe theksoi se nuk kishte në plan ta identifikonte publikisht kush ishte përdhunuesi i saj.

“Unë nuk dua të përballem kurrë me atë person përsëri. Për disa vjet, nuk isha e njëjta vajzë”.

Dhimbja vazhdoi gjatë dhe ajo ngjarje ka lënë shenja tek ajo edhe sot. Vitet e fundit, Gaga ka vuajtur nga çrregullimi i stresit post-traumatik, për të cilin ajo thotë se është rezultat i përdhunimit dhe fibromialgjisë, një gjendje që shkakton dhimbje në të gjithë trupin.

“Mënyra se si ndihem kur ndiej dhimbje, është njësoj siç u ndjeva pasi u përdhunova. Kam bërë kaq shumë vizita dhe skanime. Ata nuk gjejnë asgjë, por trupi yt kujton. Unë nuk mund të ndieja asgjë, u veçova. Është sikur truri juaj të dalë jashtë linje. Ti nuk e di pse askush tjetër nuk është në panik, ndërkohë që ti kalon në një gjendje paranoje. Unë nuk e tregoj këtë histori për t’i shërbyer vetes, sepse, të them të drejtën, është e vështirë ta thuash.

Ndiej shumë turp për këtë. Si t’ua shpjegoj njerëzve që kam privilegj, kam para, kam pushtet dhe jam e mjerë? Si mund ta bësh këtë? Unë nuk jam këtu për të treguar historinë time sepse dua që dikush të qajë për mua. Jam mirë. Por po e hap zemrën për dikë tjetër. Sepse po ju them, e kam kaluar këtë gjë dhe njerëzit kanë nevojë për ndihmë. Pra, kjo është pjesë e shërimit tim, të jem në gjendje të flas me ju”.

Artikuj të ngjashëm