Emina “shkakton” një dëm të vogël!

By

Super modelja shqiptare e cila jeton dhe vepron në SHBA ka kohë që ka fituar edhe epitetin e të qenurit nënë.

Pavarësisht këtij fakti ajo nuk po ndalon aktivitetet e saja të shumta edhe pse shihet gjithmonë pranë vajzës së saj.

Shoppingu zë një vend mjaft të rëndësishëm në jetën e modeles e cila me lindjen e vajzës ka fituar edhe një ‘mikeshë’ shumë të mirë pasi që tashmë edhe veshjet e produktet tjera po i blenë të ngjashme me të bijën.

Njejt veproi edhe dje teksa në profilin e saj në Instagram publikoi disa fotografi duke bërë një gjë të tillë teksa shihej duke marrë atlete identike si për vete ashtu edhe për vajzën Ella të cilat i përkisnin markës Gucci.

Përveç këtyre ajo me vete mori edhe një sër gjërash tjera të cilat i takonin markave më të shtrenjta botërore si Prada, Versace, Gucci teksa nuk ngurroi që aktivitetin në fjalë ta quaj si “Little Damage”./Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm