Dy vëllezërit reperë Mozzik dhe Getinjo po rikthehen me një bashkëpunim.
Lajmi u dha disa ditë më parë në rrjete sociale, nga Getinjo dhe Mozzik që ndanë video dhe fotografi në Instagram.
Mozzik përmes një postimi zbuloi se “Totorina” lansohet më 19 maj në ora 00:00 dhe gjithashtu paralajmëroi se bashkë me këngë po vjen një surprizë për ndjekësit e tyre.
Gjithashtu, për fansat që mezi po presin këngën e re, artistët kanë ndarë edhe pamjet e para të asaj që do të jetë videoklipi për bashkëpunimin e ri pas shumë kohësh. /Prive.al