Filmi i ri në Netflix që po frikëson të martuarit dhe ata që do martohen së shpejti

By

NETFLIX kanë lansuar trillerin e ri të tmerrshëm “Secret Obsession” – dhe njerëzit që kanë shikuar tashmë filmin janë aq të frikësuar sa nuk mund të flenë.

 The terrifying Netflix movie's poster

Filmi triller tregon ish aktoren e Disney, Brenda Song, si një grua që zgjohet nga një aksident dhe nuk mban mend asgjë, madje as burrin e saj.

 

Por së shpejti një sërë ngjarjesh të rrezikshme e bëjnë atë të vejë në dyshim nëse burri i saj tepër mbrojtës Russell (aktori Mike Vogel) është me të vërtetë njeriu që ai thotë se është.

 Jennifer is struck by a car, leaving her hospitalised and suffering from amnesia

Përmbledhja e filmit është: “Disa sekrete nuk mund të qëndrojnë përgjithmonë të fshehura”.

Shikuesit që kanë parë tashmë filmin janë drejtuar në Twitter për të zbuluar se si i mban ata të zgjuar gjatë natës.

“Secret Obsession në Netflix ishte aq i mirë, por tani unë e jam tmerruar legjitime dhe nuk mund të fle!”

Një post i dytë ka shkruar : “Filmi Secret Obsession me Brenda Song ma futi në mendje se ka shumë psikopatë jashtë … Unë jam i frikësuar.”

Një e tretë shkruante: “Secret Obsession më kujton se sa jam e frikësuar jam nga burrat”.

Ndërkohë një tjetër  shkroi se filmi e detyroi ta shtynte martesën, duke thënë: “Unë kam qenë gjithmonë e frikësuar nga martesa për shkak të gjërave që dëgjoj, por pasi pashë Secret Obsession, unë në të vërtetë nuk dua të martohem”.

Burimi: Thesun.co.uk

 

 

Artikuj të ngjashëm