Me të mbaruar sezonin televiziv dhe njëkohësisht edhe pushimet në Dubai, Luana Vjollca ka gjetur kohë për pak doza nostalgjie.
Prezantuesja e njohur është rikthyer në kohë tek fillet e karrierës.
Ajo ka ndarë me ndjekësit shkrepje nga një set fotografik i 13 viteve më parë.
Ishte viti 2008 kur Luana, atëbotë 16 vjeçe ishte imazhi i reklamave të “DigitAlb” që kishin traditë të zgjedhnin një bukuroshe për çdo vit në spotet promovuese.
Se si është dukur Luana 13 vite më parë, e tregojnë fotografitë e mëposhtme. /Prive.al