Kur fëmijët fillojnë të rriten e të hedhin kapat e parë qoftë edhe këmba dorazi, nisin edhe problemet e sherret të intensifikohen.
Kush ka fëmijë, më së miri e din rrëmujën që ata të bëjnë në shtëpi nëse për pak sekonda i largon sytë nga ta.
Kësaj sfide s’do t’i shpëtojnë as Reperi Majk dhe ish e dashura e tij Majlinda Zeka, që janë prindër të Roanit bukurosh, i cili e ka nisur karrierën e problemeve nëpër shtëpi.
Majlinda ka filluar të përballet me rrëzime gotash që tani, edhe pse ai është vetëm nëntë muajsh.
Ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi, e cila e përçon mesazhin: Roani ka filluar të bëjë sherre. Vogëlushi ka rrëzuar një gotë në tokë dhe tërë përmbajtjen e saj e ka derdhur në podiumin e kuzhinës. /Prive.al