Në serinë e raportimeve të panumërta ku po lexohet një hatërmbetje nga ana e Donaldit dhe emisioni i tij është në pikëpyetje të madhe, ka reaguar Arbana Osmani.
Prezantuesja ka marrë shkas nga raportimet e mediave ditën e sotme mbi një deklaratë të partnerit të saj, Eduartit mbi atë se “shqiptarët nuk e pranojnë asnjëherë humbjen”.
“Po shoh që në mediat online të etura për klikime që po keqpërdoret çdo deklaratë, status, komentii bërë nga produksioni i Big Brother VIP duke i konsideruar kunja dhe insinuar një konflikt që nuk ekziston dhe as nuk do të ekzistojë ndonjëherë. Unë dhe Top Channel i jemi falënderues dhe mirënjohës çdo konkurenti në këtë Big Brother, aq më tepër Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pa fund. Big Brother ka përfunduar, bashkë me të uroj të mbarojë shpejt edhe vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm kundër nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do jenë ndonjëherë” – ka deklaruar Osmani.
Në këtë formë, ajo ka dashur t’i mbyllë shtegun thashethemeve për hatërmbetje të cilat kanë sinjale të forta se qëndrojnë.
Kujtojmë se Donaldi pas daljes e ka hequr Arbanën nga lista e personave që ndjek, ka fshirë promon e programit që pritej të niste dhe ka bojkotuar çdo ngjarje, nga festa në shtëpi tek xhirimet e tre puntatave të “Big Brother VIP”.
Pritet që ai të mungojë edhe sonte në festën me ftesa në një prej hoteleve luksoze të Tiranës. /Prive.al