Adelina Berisha vjen në bashkëpunim!

By

Pak javë më parë ju njoftuam se Adelina Berisha është bërë pjesë e familjes së On Records të cilës i është besuar menaxhimi i karrierës.

E duke mos dashur të humb shumë kohë, këngëtarja ka nisur punët në këngë të reja.

Mësohet se projekti i saj debutues në kuadër të On Records do jetë në bashkëpunim me një artist nga po e njejta familje.

Rob Daddy, djaloshi që paraqitet tash e një kohë përkrah Mozzik përfshirë edhe në videoklipin e fundit ‘Dhezu’ është emri me të cilin Adelina do të sjell këngën e re.

Ndryshe, Prive raportoi të Shtunën se edhe Getinjo do të publikoj këngë muajin e ardhshëm me një këngëtare të re që mban nofkën artistike BabyGee.

Se a do rezultojnë prurjet e reja storje suksesi sikurse të parat në On Records, kjo mbetet të shihet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm