Një tjetër shqiptare që po bëhet e famshme në botë – njihuni me Ava Max

By

“Sweet but Psycho”, quhet kënga e saj e cila e ka zënë vendin e dytë në top listat e muzikës së Britanisë së Madhe.

Ajo është shqiptare e lindur në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara, dhe nofkën e ka Ava Max.

Kënga e saj po ashtu ka qenë numër një në Suedi e Finlandë dhe në Norvegji, ndërsa ka zënë vendin e tetë në top listat Irlandeze.

Ajo ka marrë më shumë se 98 milionë klikime në Spotify në mbarë botën, ndërsa në Youtube mbi 11 milionë deri më tani.

Emri i saj i vërtetëështë Amanda Ava Koci, ndërsa është shqiptare e rritur në SHBA, e Max qëndron tekemri i saj si nofkë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm