Shënoni datën, më 25 korrik “Sunny Hill Festival” rikthehet në Prishtinë

By

Festivali i shumë pëlqyer dhe i shumë pritur, “Sunny Hill Festival” po rikthehet në Prishtinë nga data 25 korrik.

Kështu bëri të ditur faqja zyrtare e “Sunny Hill” përmes një postimi në Instagram.

“Ruani datat”.

“25 – 28 korrik i përket Sunny Hill Festival 2024. Mezi po presim që ju të shihni se çfarë kemi në dyqan!”, thuhet në postim.

Ky vit shënon edicionin e katërt të këtij festivali.

“Sunny Hill” ka sjell artistë të njohur dhe me famë botërore në Kosovë që nga 2018-ta.

Artikuj të ngjashëm