Të famshmit me llogari sekrete në Instagram, ndër ta edhe Lori Hoxha

By

Lori Hoxha është njëra nga blogeret më të ndjekura nga shqiptarët dhe jo vetëm në Instagram. Ajo numëron rreth 900 mijë ndjekës, të cilët përditësohen më të rejat nga jeta e saj publike por edhe personale.

Mirëpo, ajo ka edhe një llogari sekrete në Instagram që e konfirmoi së fundmi teksa i përgjigjej një ndjekëse.

E pyetur se çfarë ka ndryshe Instagrami i saj privat nga ai publik, Lori tha se ka përshkrime më të mira në foto, duke ndarë një imazh me dy vezë të ziera në dorë.

Ndërsa një ndjekëse tjetër, e cila i kërkoi nëse mund ta ndiqte atje, Lori iu përgjigj:

“Do të më pëlqente të të kisha atje, por sinqerisht është kaq privat dhe postoj gjëra e materiale nga grupet e Whatsapp-it. Asgjë frymëzuese! Vetëm unë duke qenë vetvetja me miqtë e mi të afërt.”

Instagram është një nga platformat më të njohura të mediave sociale, duke i lejuar njerëzit mundësinë të ndajnë pamjet direkte të jetës së tyre me botën – ose të paktën, ndjekësit e tyre.

Njerëzit e famshëm e duan veçanërisht Instagramin, dhe brenda vitit të kaluar, ka joshur disa emra jashtëzakonisht të mëdhenj në platformë, përfshirë Jennifer Aniston, i cila është shumë e dashur për mediat sociale.

Por çfarë është një Finstagram? Shumë e thjeshtë:

False + Instagram = Finstagram

Një finstagram, ose “finsta” është thjesht një llogari e dytë në Instagram, e njohur si instagrami juaj i rremë.

Përvec se njerëzit e zakonshëm që përdorin Finsta pët qëllimë të ditura ose edhe qëllimë tjera, edhe të famshmit kanë një llogari të dytë në Instagram, që e përdorin për të qëndruar larg vëmendjes së publikut.

Justin Bieber

Në prill 2018, fansat zbuluan finstan e Justin Bieber, i cili ka vetëm tre foto me emrin e tij. Pse Bieber krijoi një llogari të tërë për dy foto të tij në Coachella dhe një fotografi e Post Malone është përtej assaj që mund të kuptojmë.

Bella Hadid

Për një periudhë të shkurtër në prill 2018, biondja e Bella Hadid, biondja alter ego Rebekka Harajuku postonte rregullisht foto nga udhëtimi i modeles në Japoni. Tetë në total, fotografitë u shfaqën në llogari pasi Hadid përmendi emrin Rebekka Harajuku  në “Instagram”.

Ariana Grande

Kjo llogari sigurisht që nuk është sekret, por gjithsesi por gjithsesi Piggy Smallz, është llogaria ku këngëtarja qaset për tu relaksuar.

Lorde

Këngëtarja kishte një llogari sekrete ku vlerësonte ‘onion rings’ që hante. Pasi një gjë e tillë u zbulua ajo fshiu llogarinë e saj nga Instagrami.

Demi Lovato

Finsta e Demi Lovato nuk duhej të zbulohej kurrë, dhe këngëtarja nuk ishte e lumtur kur një ndjekës publikoi foto nga llogaria private, e cila u përdor si një Instagram normal, larg vëmendjes së vëmendjes. Që atëherë janë hequr të gjitha fotot, dhe është e paqartë kush ka qasje në të tani.

 

 

Artikuj të ngjashëm