Sonte, recitali ‘Pikë Vese’ nga Vesa Luma në Tiranë

By

Rikthimin në skenën muzikore shqiptare po e ka të plotë në të gjitha dimensionet.

Fjala është për Vesa Lumën e cila pasi u kthye në Tiranë bashkë me Big Bastën dhe djalin, Lian, po bën atë që di të bëjë më së miri, muzikën.

Pas pjesëmarrjes në Festivalin e Këngës, sonte radha është për një hap të rëndësishëm të karrierës.

Këtë mbrëmje, këngëtarja do të mbajë koncertin e saj recital ‘Pikë Vese’ me hitet e pavdekshme muzikore ndër vite.

Recitali zë vend në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë me fillim nga ora 19:00.

‘Mezi po presim të ndajmë bashkë emocionet dhe energjinë ne skenë’, shprehet Vesa përpara nisjes së këtij recitali.

Shumë suksese sonte! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm