Këngëtari i famshëm Shaën mendes, ka folu për herë të parë me lidhjen e tij me modelen e famshme amerikane Hailey Baldwin, e cila tani është e martuar me këngëtarin Justin Bieber.
Në intervistën e tij dhënë për revistën Rolling Stones ka thënë se me Baldwin ishin më shumë se miq, por që ende raportin e tyre s’mund ta quajë një lidhje në kuptimin e plotë të fjalës.
“Nuk dua as t’i vë titull. Tani e kam lënë në harresë”, ka thënë ai.
“I kam shkruar asaj, e kam uruar dhe me të vërtetë jam i lumtur për martesën e tyre. Ajo është një nga njerëzit më “cool” që i njoh dhe nuk është vetëm një person i bukur vizuelisht, por edhe e ka zemrën më të bukur që e kam takuar ndonjëherë”.
Nëse s’e keni ditur, Hailey dhe Shawn kanë shkuar bashkë në Met Gala në Maj të këtij viti. Vetëm pas një muaji, u bë publike lidhja e Haileyt me Bieber. /Prive.al