Shawn Mendes dhe Camila Cabello sërish së bashku pas ndarjes?

By

Shawn Mendes dhe Camila Cabello u ribashkuan pas një kohe të gjatë në Miami të enjten, ku u panë duke ecur së bashku me qenin e tyre të përbashkët.

Në fotot e marra nga TMZ, treshja shihej duke ecur nëpër një park lokal.

Kjo është dalja e tyre e parë së bashku që nga koha që ata ndërprenë romancën e tyre.

Çifti i yjeve të pop-it lajmëruan ndarjen në nëntor të vitit 2021, duke dhënë një deklaratë të përbashkët në të dyja faqet e tyre në Instagram.

“Hej djema, ne kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë romantike, por dashuria jonë për një tjetër si njerëz është më e fortë se kurrë,” thuhej në deklaratë.

“Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe për të ecur përpara. Camila dhe Shawn”.

Dyshja, e parë këtu me qenin e tyre të përbashkët, Tarzan, tregon se ata vërtet janë “miqtë më të mirë”.

Artisti i hitit “In My Blood” kohët e fundit u shfaq në mediat sociale për të shprehur shqetësimin e tij në rrjetet sociale pas ndarjes së tij nga Cabello.

“Unë jam duke kaluar paksa të vështira me rrjetet sociale për momentin dhe thjesht një lloj marrëdhënieje me to. Por unë kam shumë njerëz që më dërgojnë video dhe më tregojnë se çfarë po ndodh”, ndau ai në Instagram.

Artikuj të ngjashëm