Stresi takon Lumin por nuk lë rast pa thumbuar Julin

By

Stresi dhe Lumbardhi u bënë bashkë!

Dy fituesit e dy edicioneve të Big Brother VIP Kosova hëngrën një darkë së bashku në një prej restoranteve të Tiranës, me ç’rast nuk munguan as fotografitë.

Stresi postoi një shkrepje me Lumin e cila pati një përshkrim epik.

‘Të gjithë e kanë fituar Big Brother, veç ne të dy jo!’, u shpreh ai sipër fotos duke bërë një thumb të drejtpërdrejtë ndaj rivales së tij të dikurshme, Juli Nura.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by STRESI (@stresi)

Postimi i Stresit është qartazi kundërpërgjigje ndaj atij të Julit me Edonën një natë më herët me mbishkrimin ‘fitueset e Big Brother VIP Kosova’.

Duket se pavarësisht kohës që kalon, Stresi nuk i lë rast Julit pa ndonjë thumb, përfshirë edhe kur pozon me Lumin.

Ndryshe, një pjesë e ndjekësve e kanë komentuar fotografinë edhe nga prizmi i habisë, meqë Stresi kishte dalur publikisht pro Shqipes, ndonëse ishte shprehur se e fiton Lumbardhi, duke nënkuptuar në këtë formë fuqinë e rrethit të tij në çështjen e televotimit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm