Sezoni i ri i “NIN” me këtë të ftuar speciale?

By

Shtatori është në prag dhe bashkë me të edhe nisja e sezonit të ri televiziv.

Krahas formateve të reja që pritet të vijnë në Klan Kosova, apo atyre ekzistues që do të sjelin risi, nuk kishte se si të mos mungonte “NIN” me Alaudin Hamitin.

View this post on Instagram

SneakPeak… kur do te behen prinder @couple.rn? Sonte ne ora 22.00 me shume detaje tjera ne NIN #tv #show #nin #couple.rn

A post shared by Alaudin Hamiti (@alaudinhamiti) on

Formati “talk-show” i mbrëmjes rikthehet në sezonin e tij të 6-të pas një viti shumë të suksesshëm me përplot intervista ekskluzive e rrëfime të papara.

Paralajmërimi i moderatorit Hamiti ka ngjallur shumë reagime në rrjete sociale, të ndjekësve e fansave që kërkojnë të preferuarit e tyre në sezonin e ri. Janë rreth 3 mijë komente në rrjet për emrat e mysafirëve në sezonin e ri.

Mes tyre, Dhurata Dora si një ndër më të kërkuarat nga ndjekësit ka bërë një ripostim duke iu përgjigjur interesimit.

“Së shpejti” – shprehet Dora në InstaStory.

Të jetë paralajmërim për një nga intervistat e saj shumë të rralla që jep për mediat? E kuptojmë nga shtatori… /Prive.al

Artikuj të ngjashëm