Sevdai Radogoshi feston sot ditëlindjen më të veçantë (FOTO)

By

Një ndër aktorët më të dashur të gjeneratave, Sevdai Radogoshi po feston sot ditëlindjen.

Kjo datë është shumë e veçantë për të, sepse aktori feston 65 vjetorin dhe njëkohësisht pensionimin.

Por, jo vetëm kaq!

Aktori shumë i dashur për ju feston gjithashtu 50 vjetorin e veprimtarisë së tij.

Për nder të ditës së tij, ai ndau një postim në Instagram ku shkruan:

“Sot i mbusha 65 vjet, sot festoj 50 vjetorin e veprimtarisë, sot dal ne Pension”.

Gjithashtu, për nder të ditëlindjes së tij, sonte do të mbahet Stand Up Comedy – “Vesha bukuresha” në qytetin e Gjakovës.

Prive i uron aktorit edhe 100 vite të lumtura! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm